Stuhi me erë dhe shi në të gjithë vendin, si parashikohet moti në vijim

0
30

I gjithë vendi u përfshi sot nga stuhi të forta ere dhe reshje shiu. Në disa zona të Shqipërisë ka pasur përmbytje, por deri tani situata është e qëndrueshme.

Sinoptikani Hakil Osmani tha për Klan Tv, se zona veriperëndimore e vendit do të vijojë të mbetet me kushte të paqëndrueshme e reshje shiu duke sjellë edhe përmbytje.

“Edhe në orët në vijim reshjet e shiut, kryesisht më të fokusuara rrebeshet në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Do të kemi reshje të shumta, por po ashtu edhe zonat perëndimore duke përfshirë qarkun e Durrësit dhe të Vlorës, do të kenë reshje të konsiderueshme, duke sjellë dhe përmbytje lokale në këto zona”, tha Osmani.

Era e fortë do të sjellë problem me lundrimin në bregdet.

“Parametri i erës pothuajse gjatë gjithë kësaj jave, ka qenë mjaft e fortë me një shpejtësi prej 75 km/h, ku më e ndjeshme ka qenë në brigjet detare duke sjellë dhe problematikë, përsa i përket trafikut detar. Do të mbetet prezente parametri i erës edhe përgjatë fundjavës, por do të ketë një dobësim të intensitetit të saj”, shtoi sinoptikani.

Shkruaj nje koment