
Numri i viktimave si pasojë e “stuhisë së shekullit” që ka goditur pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga fundjava e Krishtlindjeve vazhdon të rritet.
Sipas një përditësimi të fundit nga Nbc News, të paktën 60 persona kanë vdekur, 27 prej tyre vetëm në shtetin e New York, për të cilin Presidenti Joe Biden shpalli mbrëmjen e së hënës gjendjen e jashtëzakonshme federale.
Ai shkroi në Twitter se:
Zemra ime është me ata që kanë humbur të dashurit këtë fundjavë festive, Jill dhe unë lutemi për ta.
Zona më e prekur e shtetit të New Yorkut është ajo e Buffalo-s, me 18 viktima ku është grumbulluar më shumë se një metër dëborë dhe priten më shumë reshje në orët e ardhshme.
Është shumë herët për të shpallur fitoren dhe për të thënë se gjithçka ka mbaruar, stuhia po kthehet dhe priten 15-30 centimetra borë.
Është si një zonë lufte, të gjitha makinat anës rrugës, është padyshim stuhia e shekullit, luftë me nënën natyrë.
Kështu deklaroi guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, duke i kërkuar popullatës të qëndrojë e qetë, në shtëpi dhe të mos lëvizin me makinë.