Sulejman Starova propozohet si kandidat për president të FSHF

0
155

Ditën e sotme u zhvillua Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë. Në këtë Asamble, janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars.

Gjitahshtu ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe, ishte propozimi i Sulejman Starovës, si kandidat për President të FSHF.

Në këto punime morën pjesë 12 shoqatat anëtare të përfaqësuar me 18 delegatë. Anëtarësia vendosi të propozojë emrin e Sulejman Starovës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Vasil Bicit si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Lezhë zgjodhën gjithashtu me unanimitet të plotë Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here