“Sulm terrorist në fund të nëntorit”/ Ngrihet alarmi në Kosovë, ambasadat e huaja paralajmërojnë stafin

Disa ambasada të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar stafet e tyre për një sulm të mundshëm. Mediat kosovare raportojnë se ambasadat e huaja u kanë dërguar e-mail stafit, që të evitojnë turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.

Thuhet se bëhet fjalë për “një sulmues të vetëm” dhe se mund të ndodhë në fund të nëntorit, në datën 30. Në këtë e-mail shkruhet se policia lokale është duke monitoruar të dyshuarin.

Sipas burimeve të “Bota.sot”, policia ka konfirmuar se u është kërkuar një shtim i forcave rreth këtyre qendrave. Efektivët janë duke monitoruar përreth zonave të rrezikuara.

Akti është kategorizuar si “sulm i mundshëm terrorist”. Por zyrtarisht Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar lajmin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment