Sulme kibernetike, Gjendja Civile ndërpret shërbimin nesër për pasaportat dhe kartat e identitetit

0
62

Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara.

Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar”, thuhet në njoftimin e gjendjes civile

Shkruaj nje koment