Sulmet ndaj Bashës/ Berisha: Rama i shpalli luftë popullit opozitar!

0
186

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas agresionit të pushtetit dhe policisë ndaj kreut të opozitës, i cili u gjobit pas një takimi me përfaqësues të biznesit.
Sipas Sali Berishës, “Edvin Kristaq Droga i ka shpallur luftë popullit opozitar!”
POSTIMI I BERISHES
Të dashur miq, në një akt të hapur lufte ndaj opozitës, Edvin Kristaq Xhelati urdhëroi veprime banditeske policore direkt kundër kryetarit të opozitës që po ushtronte detyrën e tij zyrtare në Durrës.
Kjo është një shpallje e hapur lufte ndaj popullit opozitar, për të cilin ai duhet të marrë sa më shpejt përgjigjen ndëshkuese të merituar.
Me këtë akt, të njëjtë me ato të Maduros, ky bastard i bllokmenëve hoxhist i qëndron besnik trashëgimisë së tij prej xhelati dhe vepron si armik i opozitës dhe popullit të saj.
Ju bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen fuqishëm për të shporrur për në koshin e plehrave të historisë kreun e narkoshtetit të vetëm në Europë, Edvin Kristaq Drogën!

Shkruaj nje koment