Sulmi kibernetik, drejtori i Aviacionit Civil: Nuk janë prekur të dhënat e TIMS

0
190

Drejtori i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj garantoi se sulmi kibernetik i Iranit nuk e ka prekur sistemin TIMS të trafikut ajror dhe të aeroportit.

Në një intervistë për Tv Klan, Ethemaj u shpreh se mungesa e sistemit TIMS zvogëloi 7 herë më shumë kapacitetin e pasagjerëve në Rinas. Ethemaj shtoi se në kohën kur TIMS u bllokua nuk është anuluar asnjë fluturim.

“Ne sapo përfunduam mbledhjen e tretë të Komitetit të Koordinimit të Krizave dhe me kënaqësi them se edhe sistemet operacionale të trafikut ajror dhe të aeroportit, nuk janë prekur nga ky atak. Mungesa e sistemit TIMS zvogëlon me 7 herë kapacitetet e përpunimit të pasaportave të pasagjerëve në dalje dhe në hyrje.

Duhet të rregullohet i gjithë fluksi i avionëve që vijnë dhe i avionëve që ikin me prezencën e pasagjerëve që janë 7 herë më pak për të mos krijuar vonesa, për të mos krijuar humbjen e fluturimeve nga pasgjerët dhe ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjeri nuk iu anulua fluturimi megjithëse ka qenë një ditë jo e zakontë dhe që nga mëngjesi e deri më tani, pasagjerët vijnë në aeroport rreth 2 orë e gjysëm më herët se zakonisht”, u shpreh Ethemaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here