Sulmi kibernetik i Iranit/ Begaj: Të forcojmë lidhjet me partnerët dhe aleatët

0
166

Presidenti Bajram Begaj përmes dy postimeve në Twitter, ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit, si dhe ka dënuar sulmet e fundit kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Kreu i shtetit thekson se duhet të zhvillojmë aftësitë kombëtare dhe të forcojmë lidhjet me partnerët për mbrojtjen e sigurisë.

Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë botën.


Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here