Sulmi kibernetik/ Rikthehen online 4 shërbime, e-Albania ende e bllokuar

0
181

Këshilli i Ministrave ka njoftuar sot rikthimin në funksion të plotë të faqeve zyrtare të ministrive dhe sistemit të Fiskalizimit.

Në një njoftim për mediat, thuhet se në funksion të plotë janë rikthyer: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike; Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

E-Albania vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa sikurse njofton qeveria po punohet për t’u rikthyer në normalitet edhe shërbimet e portalit.

“Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here