Sulmi ndaj TCH, Karamuço nxjerr foton: Ky 5 lekësh ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i Pal Kolës

0
128

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një reagim për sulmin me armë zjarri ndaj godinës së Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Në një postim në Facebook, Karamuço ka ndarë një foto ku tregon një 5 lekësh. Eksperti i kriminalistikës shkruan se monedha do të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e TCH, si e fundit që mbante në xhep roja që mbeti i vrarë.

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë….”, shkruan Karamuço

Shkruaj nje koment