Sulmi në Kosovë, drejtori i policisë: Nuk është akt terrorist, hetimet në tri pista

Katër persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit në Kosovë, mbrëmjen e së premtes.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë se policia, momentalisht nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist.

Kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë para mediave se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista dhe ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Ai ka thënë se në mesin e tre të vrarëve janë dy nxënës shkolle dhe shoferi i autobusit me fatorinon.

Viktimat nxënës dyshohet se janë të shkollës së mesme, Genta Mustafaj 17-vjeçe dhe Ledion Hamzaj, 18-vjeç

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment