
Policia e Kosovës është sulmuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Mitrovicën e Veriut. Ndaj punonjësve të policisë është hedhur një lëndë shpërthyese dhe ende nuk janë identifikuar autorët. Këtë rast autoritetet kosovar e kanë konsideruar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.
Sipas mediave kosovare dyshohet se mjeti shpërthyes i hedhur në drejtim të policisë është shok-bombë(eksplozivë që shkaktojnë dëme jo të rënda te njerëzit por shkakton ‘tronditje dhe frikë’)