Supa e artë e kungullit, formula plot shije e pasion

0
146

Cilado qoftë koha e vitit, kungulli është një perime krejt e mrekullueshme dhe për më tepër është baza e një supe krejt shijeplotë me të cilën mund të krenoheni në kuzhinë.

Një recetë e famshme për supën e kungullit.

Përbërësit:

2 kunguj mesatarë,

2 qepë,

2 lugë gjelle vaj ulliri,

2 gota me lëng pule,

1 gotë ujë,

1 lugë gjelle mjaltë,

1 lugë çaji kanellë,

1 lugë çaji xhinxher të grirë ose pluhur.

Ngrohni furrën në temperaturën 200 gradë. Merrni dy kunguj të verdhë të madhësisë mesatare dhe ndajini në dysh. Hiqjani farat dhe vendosini në furrë nga ana e lëkurës mbi një letër kuzhine. Lërini të piqen për 35-40 minuta ose derisa tuli i kungullit të zbutet.

Nxirrini nga furra dhe me një lugë gërryeni dhe mblidheni të gjithë tulin e kungujve. Tulin kalojeni në mikser që t’i jepni formën e puresë. Në një enë metalike hidhni vajin e ullirit dhe qepët e grira mira dhe kavërdisini për 5-10 minuta.

Më pas në të njëjtën enë, bëni bashkë tulin e kungujve dhe shtoni lëngun e pulës, ujin, një lugë gjelle mjaltë, si edhe erëzat. Lërini të ziejnë duke i trazuar nga pak në zjarr të avashtë për 30 minuta. Lëreni të ftohet paksa dhe servireni bashkë me fara të pjekura kungulli dhe pak piper të kuq.

Burimi: AgroWeb.org

Shkruaj nje koment