Ndryshimi i stinëve është një moment impenjativ për organizmin. Ndryshimet e temperaturës dhe ditët më të shkurtra ndikojnë në mënyrë domethënëse në mirëqenien psikofizike. E bëjnë trupin më të ndjeshëm ndaj disa sëmundjeve. Gjithashtu kemi edhe ndryshim të humorit, nervozizëm e siklete të vogla. Ndryshimet e dritës së diellit ulin prodhimin e serotoninës, kurse uljet e temperaturave na bëjnë të predisopzuar ndaj viruseve e baktereve duke manifestuar dhimbje fyti e ftohje. Për të eliminuar këto efekte ‘anësore’ të kësaj stine, po ju prezantojmë me superushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe rrisin vitalitetin.
Salmon për të rritur moralin. Ai përmban Omega 3, acide yndyrore të vyera për sistemin nervor. Gjithashtu ndihmon prodhimin e serotoninës, hormon i humorit të mirë.
Hikërr kundër lodhjes.
Bajame për më shumë përqëndrim. Bajamet sigurojnë një miks substancash aleate për funksionimin e mirë të trurit.
Sallatë jeshile për të favorizuar relaksin. Sallata jeshile përmban vitamina të grupit B, të cilat suportojnë sistemin nervor dhe nxisin funksionimin e mirë të organizmit.
Gjithashtu mineralet si kaliumi dhe magnezi ndihmojnë për t’u ndier më të relaksuar.
Kivi kundra sëmundjeve. Kivi-t janë një minierë substancash antioksidante që ndihmojnë forcimin e sistemit imunitar dhe luftojnë sëmundjet e stinës.