“Superaksioni” i Policisë, arrestohen 3 persona për 1.8 gr hashash, emrat

0
154

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Gjirokastër ka arrestuar tre persona për një sasi totale për 1.8 gr lënë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa.

Jugunews.net mëson se personat e arrestuar janë Esaldo B. 21-vjeç, banues në Gjirokastër pasi në afersi te nje pike furnizimi me karburant perballe varrezave, gjatë kontrollit fizik, i’u gjet dhe i’u sekuestrua 1 gr cannabis sativa.

Personi tjetër i arrestuar është Leonardo D. 20-vjeç banues në Gjirokatër ku në të njëjtin vend me Esaldo B. gjatë një kontrolli fizik nga Policia iu gjet dhe sekuestrua 0.2 (zero pikë dy) gr cannabis sativa.

Personi i tretë i arrestuar është Kreshnik B. 31-vjeç, banues në Tiranë pasi në të njëjtin vend me dy të rinjtë e mësipërm, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar 0.6 (zero pikë gjashtë) gr Cannabis Sativa.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkollës së Parë në Gjirokastër referuar nenit 283/1 i Kodit Penal numër 201910110008, për posedimin e lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here