Surpriza në zgjedhjet greke, Agimi i Artë ngelet jashtë Parlamentit

0
183

Nga Xheni Zhuli

Zgjedhjet parlamentare në Greqi kanë rezervuar disa surpriza të forta. Nga pollet e para duket se në Parlament do të ketë vetëm 6 parti nga 20 që garuan për 300 vendet e parlamentit grek.

Partitë që do të përfaqësohen në Parlament fillojnë me Demokracinë e Re të Qirjako Micotaqis dhe përfundojnë me partinë e re të Janis Varufakis, ish-ministri i Financave, në qeverinë e parë të kryeministyrit ende në detyrë Aleksis Tsipras.

Sipas të dhënave zyrtare publikuar menjëherë pas mbylljes së kutive rezulton se pjesmarrja ka qenë e ulet për Greqinë me rreth 50% të totalit të votuesve.

Demokracia e re ka fituar deri tani 158 vende ose gati 40% të Parlamentit të ri grek. Ndiqet nga Syriza me 31.6 % dhe lista mbyllet me partinë MeRA25 të Varufakis me 3.7 % ose 9 vende në Parlament.

Përtej surprizës Varufakis dhe fitores të pritshme të Demokracisë së Re një tjetër surprizë është edhe fakti se ekstremitët neo nazistë kanë ngelur jashtë Parlamentit duke mos kaluar dot pragun prej 3%. Jashtë Parlamentit kanë ngelur edhe shumë parti të tjera të vogla përfshi edhe aleatë të Tsipras në qeverisje apo parti të ndryshme historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here