Tabaku komenton zgjedhjen e Dumanit në krye të SPAK: Të mos merret me peshqit e vegjël

0
91

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi zgjedhjet e Altin Dumanit në krye të SPAK-ut. Ajo u shpreh se uron që drejtësia e re të mos jetë kopje e drejtësisë së vjetër.

Më tej tha se Dumani duhet të marrë marrë përgjegjësi dhe të hetojë të gjitha dosjet që ajo vetë ka denoncuar. Tabaku kërkoi që SPAK të veprojë me integritet kundër korrupsionit.

“Kam kërkuar që drejtësia e re të mos jetë një kopje e drejtësisë së vjetër. Drejtuesi i ri të marrë përgjegjësi për të gjitha dosjet që unë kam denoncuar. Jo me peshqit e vegjël. Jemi mësuar me punonjës që shkojnë përpara drejtësisë. Pres integritet për t’i shkuar të gjitha çështjeve. Lufta ndaj korrupsionit tregohet vetëm më punë. Nëse do kishte ndëshkim në dogana kushdo që vinte pas do të kishte frikë të bënte një akt korruptiv”.

Shkruaj nje koment