Tabloja termike Prill 2018, ja si paraqiten temperaturat

0
132

Ndërkohë që muaji Mars regjistroi temperatura të ulëta krahasuar me normalen, duket se krejt e kundërta do të ndodhë gjatë muajit Prill.

 

Meteoalb njofton se gjatë periudhës 7 – 20 prill parashikohet që temperaturat mesatare ditore në Shqipëri të jenë mesatarisht 3°C mbi vlerat normale mujore të Prillit, më e theksuar kjo anomali në zonat Lindore dhe kryesisht gjatë periudhës 7 – 15 prill 2018.

 

Ndërsa 10-ditëshi i fundit i muajit Prill sjell temperatura shumë pranë vlerave normale mujore.

Shkruaj nje koment