Tahiri iku, po problemi…?

Nga Skerdjan Dhuli

Fundjava qe lame pas nuk ishte e zakonshme ne politiken Shqiptare. Opozita ne anen e saj qe po merrte revansh me protesten ne Bulevard, nga njera ane, dhe Qeveria nga ana tjeter, bene qe nje kapitull I rendesishem politik te hapet. Rama, ne te drejten e tij kushtetuese vendosi te shkarkoje Ministrin e Brendshem. Nese e sheh vetem kaq, duket deri diku perfekt. Nje kryeminister/kryetar partie qeverisese, vendos vete se cilin emeron dhe cilin shkarkon nga Ministrat. Por kjo histori shkon me tej. Ajo qe ne nuk dime, ose nuk ka dale hapur ne publik, pasi shume prej nesh e njehin politiken e nendheshme, jane arsyet per te cilat Kryeministri ndermori nje hap te tille. Rama ne fakt kishte menduar nje largim te bute te Tahirit, mirepo kur hasi ne refuzimin dhe rezistencen e ketij te fundit, dhe duke ditur forcen dhe faktet qe Tahiri ka kunder tij, u detyrua ta shkarkoje. Dhe per te krijuar nje fabul bindese (ne fakt nuk bind dot as veten Rama) I bashkengjiti dhe 3 koka turku te tjere. Ne vitet e tij si Minister, Sajmir Tahiri eshte akuzuar per nje mori skandalesh, nga Opozita, nga mediat, nga nderkombetaret, nga qytetare, nga zyrtar policie, madje edhe nga kolege te tij Ministra me akuza nga me te rendat. E megjithate, perseri Rama e mbrojti. E mbrojti ne fakt sepse skandalet qe ne publik mbanin emrin e Tahirit, ne te vertete ishin skandalet e Rames. Sajmir Tahiri nuk e arrestoi Mark Frrokun kur e gjeti me trafikant droge ne makine, pikerisht sepse nuk donte Rama. Nuk e arrestoi kur i erdhi urdher-arresti nderkombetar nga Interpoli pikerisht se donte Rama. Tahiri nuk e arrestoi Klement Balilin pikerisht se donte Rama, pasi ketij te fundit I merzitej Meta si kumbari kryesor I Balilit. Dhe meqe per Ramen ka shume me shume rendesi koalicioni dhe partia sesa qeverisja dhe e mira e Shqiperise, zgjodhi ta linte te lire Balilin. Tahiri nuk e arrestoi Shullazin jo sepse nuk I kishte mundesite, po sepse Rames I interesonte nje bande e lire Tahiri e la Shqiperine te mbushej me droge, pikerisht me lejen dhe bekimin e Edi Rames, qe ky neser ti perdorte bandat kriminale te droges ne zgjedhje, sic e vertetoi ne Diber. Tahiri nuk I goditi badat kriminale, jo sepse nuk donte vete, pasi vete ne 4 vite Minister nuk ka bere asgje me koken e tij, por pikerisht sepse keto banda I duheshin Rames per vota. Tahiri nuk e arrestoi Armando Prengen edhe pasi ky I fundit vrau ne dere te Komisariatit te Lacit me doren e tij. Dhe kete, Tahiri e beri me miratimin e Rames. Ai nuk arrestoi asnje kriminel te rrezikshem ne Shqiperi ne 4 vjet, pikerisht sepse keta i duhen Rames per vota. Te tilla, mund te marrim raste pafund, ku vertetojne se Tahiri nuk ka qene gje tjeter vecse dora e Rames ne Ministrine e Brendshme dhe ka bere gjithcka ka dashur Rama dhe asgje nga cfare nuk ka dashur Rama. Por pyetjet qe shtrohen jane: A eshte largimi I Tahirit nje garanci per opoziten qe ajo te hyje ne zgjedhje me kete Qeveri ? A eshte Rama tani pa Tahirin minister nje njeri qe mund ti besosh ? A e shemb Tahiri gjithe malin e zullumeve te Rames ne 4 vjet me bandat dhe kriminelet ? Pergjigjie eshte e thjeshte: Kurre. Tahiri iku, sepse Rames nuk i duhet me. Por me Tahirin nuk iku krimi. Me Tahirin nuk iken parate e droges qe do leshohen lume per te blere vota ne cdo cep te Shqiperise. Me Tahirin nuk iken Prenga, Ndoka, Frroku, Vis Rroshi, Kel Balili, Lul Berisha, Hakmarrja per Drejtesi e gjithe soji I tyre qe Rama do i perdor ne zgjedhje kunder Opozites. Me Tahirin nuk iken presionet politike, shteterore, policore e gjithfaresoj qe Shteti i bere njesh me krimin ju beri njerzve ne zgjedhjet e Dibres, Kolonjes apo ne “lokalet 2015”. Prandaj une sot nuk jam I gezuar. Sepse Rama me largimin e Tahirit u mundua thjesht ti bente qejfin Metes qe te zgjasin edhe nje mandate bashke, qe perkthehet nje nje mandate katastrofe per Shqiperine. Sepse Rama me “koken” e Tahirit u mundua te qetesoje edhe ata partnere nderkombetare qe kane disa muaj qe kerkojne shkarkimin e Ministrit. E megjithate, te gjitha keto, nuk japin garanci per nje Shqiperi me te mire neser. Per nje Shqiperi te denje per aspiratat e saj Europiane. Per nje shqiperi ku me I ndershmi e mi I shkolluari marrin pushtet, e jo me I forti e me I pasuri. Per nje Shqiperi qe punon per te gjithe Shqiptaret, e jo nje Shqiperi qe punon per nje kaste hajdutesh e oligarkesh qe ndajne me Qeverine milionat e Shqiptareve. Sepse Tahiri iku, ndersa problem eshte aty. Pret, ta heqim ne…

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment