Takime intensive të ish deputetit Shehu, me strukturat vendore demokrate në Qark

0
160

Ish deputeti i PD për Qarkun Gjirokastër Prof.Dr Tritan Shehu, ka qenë i pranishëm këtë fundjavë me strukturat drejtuese vendore të PD në të gjitha njësitë vendore që përmbledh zona në fjalë.

Takimet kanë pasur në themel orjentimin e strukturave drejtuese në bazë për aksionin e ri opozitar që ka në themel arritjen e qëllimit final, në organizimin e zgjedhjeve vendore dhe parlamentare të lira e të ndershme.

Për këtë qëllim, zoti Shehu ka marrë kontakt ku dhe ka përcjellë vendimet e kryesisë së PD për organizimin sa më të qartë të këtyre strukturave në vigjilje të zhvillimeve të mëtejshme politike që do të kapërcejnë krizën e thellë politike, sociale dhe ekonomike që ka mbërthyer vendin.

Në takimin me drejtuesit vendorë demokratë, ish deputeti Shehu ka kërkuar prej tyre që të jenë në gatishmëri për cdo veprim të mundshëm në terren që kërkon angazhimin e cdo demokrati apo simpatizanti të PD për të kthyer besimin e qytetarëve tek vota e lirë dhe e ndershme pasi vetëm në këtë mënyrë u shpreh Shehu, shqiptarët do t’u kthehet shpresa dhe besimi për të qenë zotër në vendin e tyre dhe jo të emigrojnë në kushtet kur humbja e shpresës ka shkaktuar zbrazje të vendit.

Jugu i Shqipërisë po e përjeton mjaft këtë eksod masiv dhe rrjedhimisht PD ka për objektiv, të rikthejë shpresën e humbur dhe të goditur nga keq-qeverisja e Ramës i cili nuk mendon dhe nuk i bëhet vonë për pasojat dhe dramat familjarë që shkaktojnë veprimet arrogante nga qeveria e tij por vetëm për rrethin e vet të ngushtë kleptokrat-është shprehur ish deputeti Shehu për Jugunews.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here