Takimi me Kim/ Alibeaj: Shqetësim mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve

0
64

Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, zbardh takimin e mbajtur ditën e sotme me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Alibeaj thotë se gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë u prekën temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.

Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.

Shkruaj nje koment