Takimi Rama-Basha nul

0
432

Në përfundim të takimit mes Ramës e Bashës nuk është arritur marrëveshja për zgjidhjen e krizës. Edhe pse ende askush nuk ka folur në rrugë zyrtare, përceptimi është se palët nuk kanë rënë dakord, duke bërë kështu që negociatat të dështojnë. Syri.net pohon se nga burime pranë takimit mes dy liderëve të mazhorancës Edi Rama dhe opozitës, Lulzim Basha, thuhet se nuk është arritur marrëveshja.

Të dy ishin të shoqëruar nga krerët e grupeve parlamentare, konkretisht Gramoz Ruçi i PS-së dhe Edi Paloka i PD-së. Edhe pse kanë diskutuar për më shumë se 3 orë, siç duket nuk ka pasur një dakordësi për të arritur një marrëveshje mes tyre. Ajo që bije në sy dhe që konfirmon rezultatin negativë të takimit është fakti se ambasadorët e Bashkimit Europianë janë takuar me urgjencë.

Mbledhja u thirr nga vetë ambasadorja Vlahuttin, çka tregon se shqetësimi i diplomatëve të huaj është i lartë, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur marrëveshje mes Ramës e Bashës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here