A I takon një përmendore Myfid Bej Libohovës?

0
220

“A I takon një përmendore Myfid Bej Libohovës?”. Kjo është pyetja që me të drejtë shtron PD Libohovë në statusin e vet në fb, ku ka bërë një përmbledhje të arsyeve të kësaj kërkese dhe një panoramë telegrafike se kush ka qenë Myfit Bej Libohova, kontributin e tij për Shqipërinë dhe prezantimin e figurës së tij nga regjimi komunist.

A i takon nje permendore ne sheshin e qytetit Myfid Bej Libohoves? Bashkepuntor i Ismail Qemalit, nenshkrues i Aktit te Pavaresise, themelues i Bankes se Shqiperise, minister ne disa pozicione, themelues i forces policore shqiptare, politikan aktiv per ceshtjen kombetare, Qytetar Nderi i bashkise Libohove se bashku me te shoqen Olga Libohova.
Nese diktatura komuniste u perpoq te shfaroste cdo lloj gjurme te familjes Libohova, sekuestroi dhe dogji pasurine e sidomos nje biblioteke me permasa boterore, e portretizoi Myfidin si beun gjakpires, si dorezane ne vrasjen e Avniut e shume e shume genjeshtra si keto neper filma e shkrime, e struku Zonjen e tij ne haure, sot libohovitet dhe shqiptaret mbare duhet te krenohen me figura te tilla qe perpara atdheut nuk kishin partine.
Myfid Bej Libohova meriton respektin dhe nderimin e brezave pa dallime dhe ideologji klasore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here