Taksa e re për pronën. Ja çmimet për bashkitë e qarkut.

0
199

Nga 1 prilli nis zbatimi i taksës së re për pronën. Banesat do të taksohen sipas një formule që merr për bazë vlerën e pronës.

Koifiçenti për të gjitha qytetet është 0,05%. Shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993 kanë një taksim rreth 30% më të lirë se banesat e ndërtuara pas këtij viti.

Çmimet më të larta janë për kryeqytetin, e cili ka 32 zona dhe 11 fshatra. Një metër kator në Tiranë vlerësohet mesatarisht 90 mijë lekë. Duke marrë si shembull një shtëpi prej 100 metrash katrore taksa vjetore me çmimin mesatar në Tiranë shkon në rreth 4500 lekë për banesat e ndërtuara pas vitit 1993 dhe 3118 lekë për banesat të ndërtuara para vitit 1993.

Taksa më e lirë e pronës do të jetë në Fushë Arrëz me vetëm 262 lekë për  100 metra katrorë në vit dhe Memaliaj me 525 lekë.

Në Gjirokastër çmimi referues është 47 400 lekë/m2.

Nga qeveria është menduar që mbledhja e kësaj takse të bëhet me anë të faturës së dritave, çmimet do të variojnë për çdo familje në bazë të sipërfaqes që zotërojnë në tapitë e shtëpive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here