Taksa e tërmetit, Manjani: Rrjepje e pastër! Asnjë skemë në rruzull nuk e siguron dot

0
85

Qeveria shqiptare ka në plan të ngrejë një fond sigurie të financuar nga një pagesë vjetore e detyrueshme nga pronarët e shtëpive për të paguar dëmet e mundshme nga tërmetet në të ardhmen.

Ky propozim ka s

hkaktuar mjaft reagime. Juristi Ylli Manjani e ka cilësuar propozimin si një rrjepje të pastër të banorëve nga shteti.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se nga buxhet i krijuar nga pagesa me dhunë e çdo familje shqiptare që ka në pronësi banesë, sërish nuk merr asgjë në këmbim.

“Edhe po ra tërmeti, prapë nuk merr asgjë. Se nuk ka asnjë skemë sigurimi, aq më keq kur është unike, të marrë përsipër rriskun 100% të një fatkeqësie. Asnjë skemë në rruzull nuk e siguron dot”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Shihni me vemendje!

Përgjatë 48 orëve të fundit, ndërkohë që opinioni publik merret me idiotësinë “e kujt është kulla e re te gropa e Ajdinit?”, qeveria ka dalë me një projekt ligj që rrjep njerëzit me detyrim.

Është e Zenit, apo e Zamirit? E Gimit apo Ilirit (Shtufit)? Po Saliu ç’tha?! Foli Luli ndiq paranë, ore ejjj?! Kush e dha lejen,Rama apo Erioni?! Po të ishte Alimehmeti nuk do firmoste… Belindin e vuri Erioni në pazar me Salën… Ky është spin për të harru inceneratorët… O zot sa teori e pasion ka marrë një temë krejt rutinë!

Ooooooooo, njerëz!

Po amani more, amani!

Shihni more qeveria që ka dalë me një thes bosh dhe po na detyron të gjithëve, po të gjithëve fare që të hedhim para në këtë thes, pa asnjë përfitim apo shërbim në këmbim.

Ligji komunist i sigurimit me dhunë të banesave është rrjepje e pastër. Është mbushje e një thesi të zbrazur.

E çfarë mbushje pa?

Doni të bëjm një hesap të thjeshtë?

Ja, sipas censusit të fundit të 2012-ës, janë diku tek 1 milionë e kusur banesa në vend.

Sot janë sigurisht më shumë se aq, por le të marrim 1 milionë banesa.

Nëse i vemë një prim 100 euro për banesë krijohet me dhunë në fond prej 100 milionë euro, në vit.

Pra 100 milionë euro në vit pa marrë asnjë shërbim mbrapsht!!! Thjesht pare e rrjepur nën frikën e një tërmeti imagjinar…

100 milionë euro buxhet vjetor shtesë që e përdor qeveria sipas qejfit. Buxhet i krijuar nga pagesa me dhunë e çdo familje shqiptare që ka në pronësi banesë.

Asnjë në këmbim. Edhe po ra tërmeti, prap nuk merr asgjë. Se nuk ka asnjë skemë sigurimi, aq më keq kur është unike, të marrë përsipër rriskun 100% të një fatkeqësie. Asnjë skemë në rruzull nuk e siguron dot.

Si ka mundësi që ka më shumë rëndësi kush ndërton një kullë apo një pallat, a thua se nuk ka të tilla vërdallë dhe, nuk tërheq vemendjen ligji komunist i rrjepjes të shqiptarëve?!

Po na rrjep qeveria ore ej!

E kuptoni apo jo?!

Le pastaj ç’po i bëjnë tregut të lirë dhe ekonomisë së tregut.

E pabesueshme!

Është ashiqare rrjepja dhe publiku merret me një pronë private në fund të fundit.

Çdo popull meriton qeverinë që ka. Padyshim që është e vërtetë.

Shkruaj nje koment