“Taksat më të larta në rajon”, Tabaku: Inflacioni socialist po gërryen xhepat e shqiptarëve

0
65

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se vendi ynë ka taksat më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se inflacioni socialist po iu gërryen xhepat shqiptarëve.

 “Kriza fatkeqësisht ka hyrë në xhepat e shqiptarëve. Kjo është kriza më e rëndë dhe e vështirë financiare e dhjetë viteve të fundit. Ndërkohë që shqiptarët janë lënë në harresë. Harrojini përbetimet socialiste me inflacionin më të ulët, janë thjesht truke propagande.
Harrojini pakot e mëdha, vijnë veç për zgjedhje. E keni provuar, e dini në këto 10 vite.
Sot, inflacioni socialist po gërryen xhepat e shqiptarëve. Shqiptarët sot, me taksat më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta. Po e ndjejnë dy herë më shumë rritjen e çmimeve. Ato që ju kërkuan votën janë zhdukur.
Ndërkohë që ju vuani pasojat e kësaj krize gjithnjë e më shumë në familjet tuaja”, shprehet Tabaku.  

Shkruaj nje koment