Taksë për “Whatsapp” ,Libanezët i vënë flakën vendit

0
145

Një taksë e cilësuar “absurde” , ajo mbi aplikacionin Whatsapp ,i ka dhënë jetë një numri të madh protestash të dhunshme në kryeqytetin Beirut dhe mjaft qytete të tjera. Partitë opozitare kanë dalë në rrugë krah qytetarëve duke kërkuar largimin e qeverisë të cilën e konsiderojne të korruptuar.

Qytetarët shprehen se jetesa në Liban është bërë shumë e shtrenjtë për shkak të rritjes dhe shtimit të taksave ndërsa rrogat kanë mbetur të ulëta.

Ata të cilët dolën të parët në rrugë sapo qeveria njoftoi aplikimin e një takse për të gjithë ata që përdorin aplikacionin Whatsapp në telefonin e tyre ishin banorët e periferisë së Beirutit të cilët janë më të varfërit e kryeqytetit.

Në pankartat e tyre antiqeveritare vihej re e njëjta kërkesë si ajo e protestave arabe ne 2010-2011 “Populli kërkon largimin e regjimit”.

Përplasjet me policinë kanë qënë të forta ndërsa zjarret janë ndezur gjithandej duke djegur prona publike por edhe biznese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here