Taksia del nga rruga, dy të plagosur në aksin Korcë-Kapshticë

0
48

Një aksident u regjistrua mesditën e kësaj të shtunë në aksin Korcë-Kapshticë.

Mësohet se një mjet taksi ka dalë nga rruga e për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë për shkak të motit të keq. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.