Tashmё taksa do tё paguajnё edhe kameramanёt e dasmave ,si dhe pёrfituesit e rrjeteve sociale apo njerez tё artit, sipas Ilir Murtezaj

0
490

Ilir Murtezaj, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka folur për sektorët e bizneseve të cilat kanë evazion fiskal të potencialit të lartë e që janë, ndërtimtaria, gastronomia, hoteleria, turizmi dhe restorantet, përfshirë përdoruesit e rrjeteve sociale Facebook, Instagram, Tik-Tok, e të tjera që tash e tutje do të kenë obligim pagesën e tatimit.

Murtezaj ka thënë se tashmë ATK ka marrë një sërë veprimesh SIC Janё do të kontrollohen të gjitha organizimet e ahengjeve  siç janë këngëtarët, grupet muzikore, kameramanët, të cilët do të paguajnë obligim tatimor për të hyrat që do t’i gjenerojnë gjatë punës së tyre.

Drejtori i ATK-së ka theksuar se nuk do të lejohen ndërhyrje e personave brenda ATK-së, për t’i ndihmuar bizneset që t’iu shmangën tatimit.

“Faktorë tjetër është edhe pjesa e transparencës, rritjes së transparencës duke i identifikuar bizneset të cilat vazhdojnë të jenë mospërmbushëse dhe ato informata duke i shpalosur me gjithë stafin. Kjo ka bërë që të krijohet një lloj pasigurie nëse mund të themi në të kaluarën, individë të caktuar kanë mundur të ndihën të mbrojtur nga dikush brenda ATK’së që të humbet kjo siguri dhe të kuptojnë ato biznese se kanë detyrim për të paguar dhe duhet të paguajnë detyrimet tatimore” deklaroi Murtezi.

Administrata Tatimore e Kosovës tashmë është pajisur me softuerët të marrë si donacion nga Britania e Madhe, që ua mundësojnë marrjen e informacioneve për bizneset që iu shmangën tatimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here