Tashme cdo e “neserme” mund te jete Dita e permbysjes se Madhe!

Nga Tritan Shehu
Si sot 29 vite me pare, ne ate Kinoklub te mbledhur, veshtire se mund ta mendonim, qe e nesermja do te ishte “Dita e Madhe”.
Aty duke qendruar te vendosur e te bashkuar, studente e pedagoge sollen te nesermen, 20 Shkurtin, diten e permbysjes se asaj qe simbolizonte shtypjen, izolimin, krimin, varferine, diskriminimin, depersonalizimin ndaj secilit qe deshte te jetonte si njeri.
Dhe tashme perseri permbysjet e ndryshimet mund te vijne ne cdo te “neserme” mjafton te aspirohen, besohen ato, te luftohet per ato, ne vend qe te konformohesh me te “keqen”, ose kur maksimumi i asaj qe kerkon te besh eshte te perpiqesh te marresh rruget nga syte kembet, duke kerkuar shpetimin e aspiraten diku larg vendit tend.
Ne fakt kjo do te ishte vdekja morale e nje populli, nje fatkeqesi qe ai Kinoklub e perbuzi duke bere qe mbas disa oresh si tashti 29 vjet, te lindte e Nesermja.
Historia mund te perseritet, duhet patur besim e vendosmeri!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment