Tatimet e Gjirokastrës, me drejtues të “importuar” nga kryeqyteti

0
143

Tatimet e Gjirokastrës, do të kenë drejtues një ekonomist nga kryeqyteti.

Burimet e Jugunews.net referuar informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, konfirmojnë se emri i ri pritet të mësohet këto ditë pasi do të zgjidhet fill pasi të emërohen drejtuesit e rinj në qarqet e mëdha si Fieri, Shkodra, Korca e Elbasani e më pas, vjen emërimi i drejtorit të ri të Tatimeve në Gjirokastër.

Sic ju kemi bërë të ditur, nga Gjirokastra, kandidaturat janë tre, ajo e Ilir Metës, Bejko Lates dhe Flutura Resos.

Mirëpo mësohet se Bejko Late nuk ka pranuar të marrë këtë post drejtues në Tatimet e Gjirokastrës, ndërsa ministri Ahmetaj, është duke studiuar disa varjante që i ka në kryeqytet.

Një prej varjanteve është edhe emri i Arjan Miria drejtor i një banke i nivelit të dytë në kryeqytet i cili ka eksperiencë menaxhuese dhe drejtuese në tatime, apo dhe një prej administratës tatimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ditët që vijnë, do të mësohet emri i drejtuesit të ri të tatimeve të Gjirokastrës, por një fakt është i garantuar që ai do të “importohet” nga kryeqyteti.

Një ditë më parë, Mehmet Cabej dha dorëheqjen nga drejtimi i Tatimeve të Gjirokastrës pasi i’u ofrua një post i rëndësishëm drejtues në kryeqytet.

Shkruaj nje koment