Tavo ankohet tek TV “patridha” për Policinë Shqiptare

Vangjel Tavo u shfaq të martën në mbrëmje në edicionin qendror të lajmeve në tv grek “Star”, ku denoncoi fortë lidhjet e Policisë Shqiptare me krimin dhe pjesëmarrjen e saj në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Në një lidhje me Skype, deputeti i LSI dhe maxhorancës qeverisëse, u shpreh haptazi fare se Policia Shqiptare mbështet kriminelët. Në ligjëratë të drejtë, Tavo u shpreh në greqisht “Policia të mos mbështesë  kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, vjedhjet etj. Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste, policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis. Dje i quajta kriminelë”, kanë qenë këto deklaratat e forta nga deputeti Tavo gjatë lidhjes direkte me “TV Star”. Këto deklarata, Tavo i bëri tre ditë pas akuzave direkte ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj kreut të Policisë së Gjirokastrës Arjanit Arapin ku përvec të tjerave, këtë të fundit e lidhi edhe për anësi politike në favor të PS në Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment