Tavo kërcënon, gjyqtar bastard, tërheq Luftëtarin nga Superliga, ose largohem si president !!

0
46
?

Presidenti i Luftëtarit Grigor Tavo, kërcënon me tërheqje të ekipit nga Superliga Shqiptare. Zoti Tavo e ka demantuar për SuperSport para pak minutash fill pas përfundimit të takimit mes Luftëtarit dhe Teutës ku ekipi durrsak e fitoi me rezultatin 3-2.

Me një ngarkesë emocionale për humbjen e Luftëtarit Grigor Tavo e ka quajtur bastard gjyqtarin e takimit të sotëm i cili sipas Tavos, ka ndëshkuar me pa të drejtë me vendimet e tij ekipin gjirokastrit cka solli dhe humbjen.

Si pasojë e këtyre ndëshkimeve ndaj nesh, janë larguar donatorët, tifozët cka më detyron mua si president që të ndërmarr vendime-është shprehur Tavo.

Ky i fundit ka lënë të kuptohet se nëse nuk ndërhyhet do të ketë ose tërheqje të Luftëtarit nga Supeliga, ose tërheqje e tij nga posti i presidentit të Luftëtarit.

Shkruaj nje koment