Presidenti i Luftëtarit dhe vëllai i deputetit të LSI në Gjirokastër Vangjel Tavo, Grigor Tavo, është ndaluar dy ditë më parë nga Policia e Gjirokastrës.
Vetë Policia e Gjirokastrës ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të tij dhe një personi tjetër nga fshati Dervician për shkak se kanë dëmtuar një sipërfaqe kullosore me qëllim nxjerrjen e gurëve. Të gjithë këtë veprim e kanë kryer pa patur paraprakisht dokumentacionin përkatës.
Ka qenë denoncimi i banorëve të fshatit Dervician karshi krimit natyror që po shkakton familja Tavo në zonën e këtij fshati për qëllime përfitimi. Sapo është denoncuar ky rast, presidenti i Luftëtarit, është marrë në pyetje katër orë në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës ku më pas është lënë në gjendje të lirë ku dhe do ndiqet nga organi i akuzës.
Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës, është refuzuar të transmetohet nga tv që operojnë në Gjirokastër Alpo TV dhe TVGJ (public) të dyja mbështetëse me familjen Tavo dhe LSI.
Presidenti i Luftëtarit është një sipërmarrës i njohur në Gjirokastër. Ndër bizneset e tjera, ai ka edhe një gurore në zonën e Dropullit.