Tavo tërbohet, KZAZ largohet nga Jorgucati, panik tek LSI

Tavo tërbohet nga kërkesa më e fundit e KZAZ nr 80 në zonën e Dropullit e cila ka kërkuar sot zyrtarisht nga KQZ, ndryshimin e Vendit të Numërimit të Votave dhe të vetë selisë së KZAZ.

Deri më sot KZAZ nr 80 dhe VNV, ka qenë në Jorgucat fshat i Vangjel Tavos dhe kalaja e sigurisë së tij, por nga dita e sotme, anëtarët e KZAZ, kanë kërkuar ndryshimin e ambjentit për t’u transferuar drejt një destinacioni tjetër që është fshati Grapsh.

Kërkesa për ndryshimin e ambjentit është bërë nga sekretari i KZAZ Klodian Micka dhe anëtarët e PS në këtë KZAZ.

Për Jugunews.net sekretari Micka shprehet se vendimi për t’i kërkuar KQZ ndryshimin e ambjentit të KZAZ dhe të VNV, është kushtëzuar nga mungesa e kshteve që ka ambjenti i shkollës në fshatin Jorgucat. Korridori i ngushtë që përdoret si seli dhe VNV, nuk mundëson funksionimin korrekt të punës ndaj kërkuam transferimin drejt një destinacioni tjetër dhe ky është fshati Grapsh. Në Jorgucat nuk ofrohet siguri maksimale për ruajtjen e bazës materiale zgjedhore cka është në kundërshtim me rregullat e përcaktuara-është shprehur Micka.

Mbetet vetëm aprovimi nga KQZ i kërkesës së KZAZ nr 80 për transferimin në fshatin Grapsh në një ambjent më të zgjeruar dhe të lirshëm për të funksonuar numërimi i votave në 25 qershor, si dhe krijimi dhe funksionimi normal i anëtarëve të KZAZ.

Nga ana tjetër Vangjel Tavo përmes anëtarit të KZAZ, ka kundërshtuar fort këtë veoprim dhe është larguar duke mos nënshkruar kërkesën e firmosur nga anëtarët e PS dhe PD në KZAZ.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment