Të gjithë inspektorët e Antiduhanit të Gjirokastrës, kanë dalë para gjyqit për t’u mësuar me akuzat që rëndojnë mbi ta në grup “Shpërdorim Detyre”.
Séanca e parë është shtyrë pasi më shumë se gjysma e inspektorëve të Antiduhanit, nuk kishin avokatë mbrojtës dhe të gjendur në këto kushte, gjykata u ka pajtuar avokat të paguar nga shteti.
Prokurori i cështjes Emror Kasaj, ka dosjen voluminoze ndaj të 13 inspektorëve të Antiduhanit përfshirë kryeinspektoren Ina Cani, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre ku nëse gjenden fajtorë, ligji parashikon dënim me burg nga 3-7 vjet. Gjyqtari i cështjes Arben Dosti, në kushtet kur jo të gjithë inspektorët ishin të pambrojtur, ka caktuar seancën e ardhshme pas dy javësh dhe njëkohësisht u ka caktuar avokat të paguar nga shteti pasi ata nuk kanë të holla për të paguar avokat.
Ngarkimi ndaj të 13 inspektorëve të Antiduhanit ka bërë bujë dhe Jugunews.net, ishte media e parë që zbuloi këtë fenomen të paprecedent sesi punonjësit e një institucioni publik, ngarkohen penalisht për shpërdorim detyre.