Të ardhurat e Shqiptarëve shkojnë vetëm për ushqim.Qarqet ku shpenzohet më shumë ja ku renditet Gjirokastra

0
146

Sfida më e madhe që po kalon sot Shqipëria është ajo për mbijetesë.Pjesa më e madhe e të ardhurave për frymë në çdo familje shkon kryesisht për ushqim. Berati, Dibra, Durrësi dhe Elbasani e rritën buxhetin e tyre mujor për ushqime me 2018 më shumë se vitet e tjera. Sipas të dhënave të INSTAT në këto tre qarqe të vendit gati 50 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për të plotësuar nevojat ushqimore. Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend, ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën. Në vitin 2018 ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.

Në Berat 52.4 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për ushqime, duke u rritur me gati 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë. Gjithashtu dibranët çuan më shumë se 51 për qind të buxhetit të tyre mujor për ushqime dhe po në këtë masë edhe durrsakët. Gjithashtu Elbasani Fieri dhe Gjirokastra shpenzuan për ushqime më shumë se mesatarja kombëtare me mbi 47 për qind të buxhetit mujor. Në tiranë familjet çojnë 39.7 për qind të buxhetit për ushqime, niveli më i ulët në shkallë vendi pas Vlorës e cila çon vetëm 39.6% të buxhetit të saj për ushqime. Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here