Të arrestohet kryeministri!

0
159

Nga Panajot Çakalli

Më në fund, pas shumë paralajmërimesh të vazhdueshme, vetëm sot nisën publikimet e përgjimeve të vet Edi Ramës dhe klanit të tij rilindas, të implikuar drejtpërdrejt në vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Pa dyshim shqiptarët duhet t’i bëjnë bust gazetarit Peter Tiede, për guximin e treguar dhe për profesionalizmin e shfaqur në dobi mbrojtjes së vlerave europiane të lirisë dhe demokracisë. Por pyetja që shtrohet në këtë moment është pse një interesim kaq të madh gjerman për Shqipërinë?

Kur Merkel erdhi në Shqipëri, ose dhe kur Rama shkoi në Berlin, kryeministri ynë përmes mediave të skllavëruara të tij reklamoi “dashurinë” e kancelares për të. Rama u mundua të përvetësonte vlerësimin merkelian për Shqipërinë si eros ndaj personit të tij. Por gënjeshtra nuk i ka këmbët sa të kryeministrit tonë “vocërak”. Dhe skandalet e  vazhdueshme  e konkluduan këtë marrëdhënie “idilike” në një hiç.

“Dosja e Xibrakës” ishte vetëm fillimi i prishjes së Ramës me Merkelin. Përfshirja e Olsi Ramës në fabrikën e kokainës së stisur në Xibrakë ishte prova e parë për Kancelaren se në Shqipëri sundon mafja, krimi dhe bosët e drogës. Gjermanët shquhen për virtytin e tyre politik.

Ata e kuptuan që me Shqipërinë e sunduar nga Rama nuk mund të avancohet në procesin e demokratizimit. Në fund të fundit provat janë të qarta: Shqipëria nuk ka bërë asnjë progress në rrugën drejt Brukselit që nga marrja e statutusit të vendit kandidat në 2014. Për pasojë ata ndoshta menduan se mund ta përdornin Ramën në funksion të zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Për Kancelarinë marrëveshja Kosovë-Serbi përmes njohjes reciproke ishte domosdoshmëri për integrimin e rajonit.

Por kryeministri ynë anti-shqiptar u soll si “argat i Beogradit” duke u futur në pazaret otomane për shkëmbimin e territoreve. Rama u bë vegël e Vuçiçit, ndërkohë që Merkel priste një tjetër rol të Tiranës zyrtare.

Besoj se tani Kancelarja e ka të qartë se nuk mund të presësh nga kriminelët e rilindjes të gëzojnë virtytin e diplomatit. Prandaj sot Merkel po hidhet tërësisht në aksion. Pak javë më parë kriza politike në Shqipëri ishte në fokusin e politikanëve gjermanë. Përmes tre tryezave që zhvilloheshin paralelisht në ambjente të ndara udhëheqja e opozitës,

Presidenti Meta dhe kreu i grupit parlamentar Taulant P/Balla ishin në Berlin. Rama qe i vetmi që u përjashtua nga takimet. Pse vallë? Nuk e harrojnë gjermanët Xibrakën, dhe as servilizmin ndaj Beogradit dhe Ankarasë, pararojave të Rusisë në Ballkan. Prej 2014-ës Shqipëria është në embargo financiare nga Bashkimi Europian.

Me vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-ës asfiksia gjermane ndaj Ramës u rrit edhe më shumë dhe kjo u duk në Samitin e Vjenës ku Shqipëria doli duarbosh dhe ku mediat shqiptare, për turpin e tyre merreshin me atletet e kryeministrit dhe jo me me të vërtetat e hidhura të dështimeve spektakolare të rilindjes. Zyrtarë të lartë të Bunderstagut deklaruan haptazi se nuk mund të ndërhyjnë drejtpërdrejt për rotacionin politik në Shqipëri pasi kjo do ishte një cënim i sovranitetit të një shteti të pavarur.

Padyshim kanë të drejtë. Por kjo nuk i pengon aspak të bëjnë hapa frytdhënës në dobi të rikthimit në pozitat e kushtetutshmërisë në Shqipëri. Në këtë kontekst anullimi i zgjedhjeve false të 30 Qershorit nga Presidenti Meta ishte zbatim i një këshille gjermane për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit në vendin tonë. Edi Rama po bën një grusht shteti në Shqipëri.

Ai është i vetmi kryeministër që nuk ka lënë asnjë nen të kushtetutës pa shkelur. Asnjë diktator në histori nuk ka bërë këtë që bën Edi Rama. Edhe në diktaturat më kriminale dhe totalitare, dallimi mes të ligjshmes dhe të paligjshmes bëhej i qartë. Rama e ka tejkaluar dhe Enverin dhe Hitlerin. Ai është mishërim i paligjshmërisë.

Ai duhet arrestuar.

Ai duhet dënuar.

Mbërriti për të koha e burgut që populli pret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here