Të dielën votohet për kryetarin e PD-së, qendrat nuk mbyllen pa votuar personi i fundit

0
64

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se ditën e diel, datë 22 maj 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Proçesi i votimit do të nisë në orën 8:00 de do të mbyllet në orën 18:00.

Në rast se në këtë orë do të ketë ende anëtarë që nuk kanë dhënë votën e tyre, qendrat e votimit nuk do të mbyllen pa votuar edhe personi i fundit.

Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Shkruaj nje koment