Të flasësh dy gjuhë të huaja mban Alzheimer larg

0
178

Studimi i gjuhëve të huaja është më të vërtetë një gjë shumë e mirë, që na lejon ta shohim botën rreth nesh në këndvështrime të ndryshme.

Të dish më shumë se një gjuhë, na lejon që të udhëtojmë në një mënyrë më të thjeshtë.

Gjithashtu shtohet mundësia për të gjetur punë.

Një profesoreshë italiane në Universitetin Vita Salute San Raffaele, ka thënë se të qenit dygjuhësh mund të vonojë Alzheimerin.

Nga eksperimentet e kryera, u zbulua se sëmundja ka tendencë për të ndalur, me rreth 5 vjet më vonë. Kjo tek një popull që di më shumë se një gjuhë.

Hulumtuesit janë bazuar në një grup njerëzish që kanë këtë sëmundje dhe kanë parë se shumica e njerëzve dygjuhësor, ishin më të mëdhenj në moshë se pjesa tjetër që fliste vetëm një gjuhë.

Shkencëtarët flasin për një “rezervë konjunktive’, që mbron dygjuhësorët nga sëmundja.

Gjëja më e çuditshme, është se truri i njerëzve dygjuhësh dhe që kanë sëmundjen Alzheimer, duket se janë më pak të prekur se njerëzit që nuk janë dygjuhësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here