Të hënën nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës, do vaksinohen edhe të rinjtë mbi 16 vjeç

0
144

Ashtu sikurse u miratua nga qeveria, të hënën nis vaksinimi i popullatës mbi 60 vjeç me dozën e tretë të vaksinës antiCovid. Në vendimin e fundit, i cili u rekomandua nga Komiteti Teknik i Ekspertëve edhe fëmijët mbi 16 vjeç do të kenë mundësi të bëjnë vaksinën.

Për fëmijët mbi 12 vjeç vaksina mund të kryhet vetëm nëse është marfrë autorizimi nga prindërit ose në raste se kanë probleme të tjera shëndetësore.

Kujtojmë se është duke vijuar procesi i vaksinimit ‘Derë më derë’, të cilit i bashkangjiten edhe vaksinimet në qendrat shëndetësore apo në pikat e ngritura në kryeqytet në stadiumin “Air Albania” dhe në sheshin “Skënderbej”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,891,041 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 883,307 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCovid. Aktualisht në Shqipëri po përdoren vaksinat Coronavac, Pfizer dhe AstraZeneca.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina antiCovid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here