“Të jetosh e të plakesh me dinjitet”, francezët sërish dalin në rrugë për pensionet

0
92

Mijëra njerëz protestuan në qytetin e Marsejës në Francë të shtunën. Ata marshuan në rrugët e qytetit në shenjë zemërimi kundër reformës së pensioneve të ndërmarrë nga presidenti Emmanuele Macron por dhe politikave të ndjekura deri më tani nga qeveria për çështjen e klimës.

Protestuesit mbajtën në duar një banderole të madhe në të cilën shkruhej: “Të jetosh, të punosh dhe të plakesh me dinjitet”. Tubimit iu bashkuan dhe shumë politikanë nga radhët e opozitës.

Shkruaj nje koment