`Të kthehemi në Atdhe, jo për nuse e dhëmbë të rinj, por për të rrëzuar hajdutërinë!`

0
148

Genc Sejko prej kohësh është kthyer në “yll” të rrjetit, nëpërmjet fotomontazheve (meme) me mesazhe të forta politike, të cila herë të bëjnë të qeshesh, herë të mendohesh, e shumicën e rasteve të dyja bashkë. Krijimtaria vullnetare e emigrantit që prej shumë vitesh jeton dhe punon në Britaninë e Madhe është bërë lëndë e parë e suksesshme, për të gjithë mediat online shqiptare.

Nga ana tjetër edhe “tmerri” i politikanëve, të cilët e gjejnë veten në këto meme sarkastike, ashtu siç nuk do tu pëlqente kurrë. Kjo është arsyeja që Sejko është hedhur në gjyq nga politikanë shqiptarë, por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë misionin e tij denoncues për çdo fenomen të shëmtuar dhe qesharak të politikës shqiptare, pa dallim.

Së fundmi Sejko duket se ka kuptuar që për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar dhe të kriminalizuar, nuk mjaftojnë vetëm memet dhe komentet në Facebook. Prandaj ai ka ndërmarrë një nismë, duke u bërë thirrje emigrantëve që të kthehen për festat e fundvitit në atdhe dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë këtu,  të mblidhen përpara kryeministrisë për të protestuar, siç shkruan ai, “kundër keq-qeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogancës”.

Ja postimi i plotë i Genc Sejkos për protesta kundër qeverisë së krimit dhe korrupsionit

Unë dhe miku im Leandër Prifti kemi vendosur që pushimet e fundvitit t’i kalojmë në Shqipëri. Duke qenë se vijmë nga Britania e Madhe dhe duke qenë se nuk kemi nevojë të martohemi (pasi kemi mbaruar punë) e as dhëmbë për të rregulluar, vendosëm që: pushimet t’i kalojmë duke protesuar para kryeministrisë. Ftojmë bashkatdhetarët tanë që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë që të mbidhemi të gjithë e të protestojmë kundër keq-qeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogancës. Data dhe ora e protestës do te konfirmohet së shpejti. Të interesuarit të komentojnë këtu jo në inbox. Nëse nuk ke guxim të komentosh, nuk ke guxim të protestosh.

P.S Nëse nuk del askush do dalim unë e Landi. E nëse nuk del Landi, do dal vetëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here