Të moshuarit në Gjirokastër i rikthehen normalitetit, shëtitje dhe pazar edhe pas mbarimit të fashës së orarit

0
159

Të moshuarit në Gjirokastër që prej përfshirjes në hartë si zonë e gjelbërt kanë neglizhuar udhëzimet e shëndetësisë për sa i përket mbajtjes së maskave apo dorashkave, njëherazi dhe distancimin fizik . Sipas një vëzhgimi të kryer në bulevardin 18 shtatori, vend ku zakonisht shëtisin të moshuarit apo qëndrojnë në stola për tu clodhur, të paktë janë ata që zbatojnë rregullat e shëndetësisë. Për disa mbajtja e maskave apo dorashkave është pa sens , mjafton të ruajnë distancimin fizik gjë të cilën pohojnë se e zbatojnë .

Ndërsa për sa i përket fashave të orarit , të indinjuar me gjithë situatën e krijuar dhe mos dhënien e ndihmës së duhur nga shteti e instancat bën që të moshuarit ti thyejnë këto të fundit.
Jashtë kamerave të moshuarit shprehin indinjatën e tyre , duke thënë se tashmë çdo gjë ka mbaruar dhe se duhet ta marrin vetë situatën në dorë përndryshe do të vdesin të vetmuar nga uria e skamja. Shumica e të moshuarve jetojnë vetëm në shtëpi ndërsa gjatë kësaj kohe ata pohojnë se asnjë nuk u ka trokitur në derë nëse janë gjallë apo jo .Për këtë arsye kanë vendosur të dalin vetë për të vazhduar jetën normalisht.
Gjithashtu ka dhe të tjerë ndonëse të paktë në numër që i zbatojnë deri diku fashat e orarit kjo nga frika që ka shkaktuar fenomeni Covid 19 .
Nga java e ardhshme qyteti i Gjirokastrës dhe të tjera qarqe në vend që janë bërë tashmë pjesë e zonave të gjelbërta do të kenë edhe më shumë lehtësime duke iu rikthyer në këtë mënyrë pak e nga pak normalitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here