Nga Endira Bushati
Aq shumë sa ishim sot, mund të ta hiqnim atë Strehën dhe Kërpudhën tënde që e ke merak, të hynim në zyrën tënde të të hiqnim Fluturat në zyrë, të të merrnim Setin e Lapsave me të cilat zbraz përroin tënd psiqik….
Të gjitha, provë e pushtetit tënd personal të sëmurë….
Tani, nxirri të gjithë Zagarët e tu Mediatikë të merren me llojin e kafes që pijmë, me xhupat që kemi veshur, me këngët që po këndojmë…
S’ka as hunj, as djegie makinash, as Tom Dosh e Tahir që paguajnë, as kriminelë, as bojë të kuqe, as sy të kuq për pushtet….