Te pathenat e festivalit te Gjirokastres, si u “zhduk” Grupi Simbol nga kalendari

0
657

Nga Emin Kokalari

🛑 Super Mashtrimi i Rradhës 🛑

⚠️ Përveç keq menaxhimit të FFK në Gjirokastër, përveç hapjes së tij si asnjëherë tjetër pa muzikë dhe performancë në rrugë, përveç skandaleve të pagesave, përveç errësirës që mbizotëron në qytet nga ana e ndriçimit, së fundmi një tjetër skandal ofendues dhe denigrues.

👨‍🎤 E vetmja bandë e njohur në qytetin tonë “Grupi Simbol” u mashtrua dhe u sulmua në mënyrën më të papërgjegjshme duke mos marrë pjesë siç ishte parashikuar në kalendarin zyrtar të FFK.

👫 Unë, si dhe shumë e shumë njerëz të tjerë, kemi pritur me padurim për të dëgjuar live këtë grup të mirënjohur dhe me një repertor rinor, klasik etj. unik, komplet ndryshe nga të tjerët.

📃 Gjithashtu grupi sigurisht që ishte kontraktuar sipas rregullave nga organizatorët e kësaj maskarade të pashoqe.

💪 Sipas informacioneve që unë disponoj kjo situatë ka ndodhur për shkak se disa persona për arsye të ndryshme(që dihen) nuk kanë dashur(kështu ju tek) që ky grup të performonte, duke ofenduar artistët, banorët etj., duke përdorur “pushtetin dhe fuqinë” e tyre për të treguar se komanda bëhet nga këta dhe qytetarët janë dele.

🗓️ Tek fotoja e parë është kalendari zyrtar i FFK dhe tek e dyta reagimi publik i grupit.

☠️ Nuk di ç’të them. Këtë vend po e merr lumi!

👨‍👩‍👦 Mos ju lini të ardhmen e fëmijëve tuaj në dorë këtyre lloj njerëzve, do ta paguani shumë shtrenjtë!

bashkiagjirokaster #ffk #gjirokaster #festivalifolklorik #UNESCO #PazariGjirokaster

Shkruaj nje koment