Të pathënat e vërteta mbi krijimin e gijotinës

0
253

Gijotina është një nga ikonat më të përgjakura të Europës. Megjithëse e projektuar me qëllimet më të mira kjo makineri e stërmadhe shumë shpejt u bë simbol i ngjarjeve që e eklipsuan qëllimin e mirë për të cilin u krijua dhe këto ngjarje janë pjesë e Revolucionit francez.

Metodat tradicionale si shpata ose sëpata e kishin provuar që ishin të rrëmujshme dhe të vështira, sidomos nëse ekzekutuesi nuk qëllonte në shenjë ose i burgosuri “luftonte”. Një makinë do të ishte edhe e shpejtë, edhe e besueshme dhe s’do lodhej kurrë.

Gijotina përdoret për here të parë në Francë në 25 prill 1792, në ekzekutimin e banditit Nicolas J Pelletier.

Në kundërshtim me besimin popullor, Doktor Joseph Ignace Guillotin nuk ishte shpikësi i kësaj pajisjeje ekzekutimi; më 1790, ai vetëm propozoi që dënimi me vdekje duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga rangu shoqëror dhe natyra e krimit, prandaj ekzekutimi duhet të kryhet shpejtë për të eliminuar sa më shumë vuajtjet e të dënuarit.

Ideja e doktor Gijotinës fillimisht u prit me të qeshura, por më pas u mor në shqyrtim dhe u miratua në vitin 1791.

Për mbikqyrjen e ndërtimit të pajisjes u ngarkua Sekretari i Akademisë Franceze të Kirurgjisë, i cili punësoi një mekanik gjerman. Kur përfundoi, pajisja mori emrin e atij që propozoi idenë i pari, doktor Gijotinës.

Para dekretit të Asamblesë Franceze në vitin 1791 kokëprerja i rezervohej vetëm të pasurve dhe të fuqishmëve, dhe në vendet e tjera të Europës kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, ndërsa në Francë gijotina përdorej për të gjithë.

Përshtatur nga Jugunews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here