Të rinjtë demokratë, “pagëzojnë” koshat e plehrave me emrat e qeveritarëve

Të rinjtë e Forumit Rinor të PD në Gjirokastër, kanë “pagëzuar” kazanet e mbeturinave me emrat e qeveritarëve dhe deputetëve socialistë dhe të LSI. Gjirokastra është zgjuar sot me grafite të shënuara nëpër kontejnerët e mbeturinave urbane duke i’u vendosur atyre nga cdo emër qeveritari dhe deputeti socialist, të cilët votuan pro importit të plehrave gjatë seancës së fundit parlamentare, cka u kundërshtua fort nga opozita e cila nuk mori pjesë. Emrat e Edi Ramës, Taulant Ballës, Saimir Tahirit, apo dhe të deputetit të LSI Vangjel Tavo dhe kryetarit të LSI Ilir Meta etj, kanë qenë në fokusin e grafiteve nëpër kazanet e plehrave. Kjo vjen si një nismë e FRPD në të gjithë Shqipërinë me sloganin “një kazan, një deputet”.

Në një deklaratë Forumi Rinor i PD në Gjirokastër dhe kryetari i saj Artan Aliko, kanë speguar arsyet e këtij reagimi.

 

NE PROTESTOJMË
Sot, Gjirokastra u zgjua me koshat e plehrave te personalizuara me emrat e deputeteve te majte qe votuan ligjin e plehrave. Kjo eshte pergjigjia qe moren keta deputete nga rinia demokrate e Gjirokastres qe ju bashkua rinise se Shkodres, Tiranes, Sarandes etj. Ta gezojne Niko Peleshi me te tjere mikpritjen e sotme qe i beri rinia e Gjirokastres. Edi Rama, Saje Qorri dhe oligarkia e tyre meriton te shkruhen vetem ne plehra, sepse plehra sollen, mjerim mbollen, varferi perhapen e emigracion shkaktuan perseri.

Te rinjte demokrate te pandalshem dhe me te forte se kurre kundra kesaj qeverie qe po shkaterron Shqiperine.

RINIA DEMOKRATE NË KËMBË

ilir-meta

14390690_1821243788120981_333456088844871499_n 14390942_1821243694787657_9053804549677012942_n 14432944_1821243964787630_2188251856312360291_n 14440992_1821243468121013_8623366310476267140_n 14441199_1821243881454305_6660095160296281855_n 14448873_1821242891454404_111704698581767566_n 14462833_1821243504787676_7998716342726353226_n 14463165_1821243814787645_1257828507674561297_n 14469614_1821242808121079_6858062672822660756_n 14470499_1821243421454351_4065121844224579064_n 14485046_1821244081454285_7916013708878885700_n 14492473_1821242711454422_56906994828447914_n

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment