Të rinjtë e FRPD, “mbjellin” kanabis tek dera e Kryeministrisë

15232199_1180386585370227_770762033207726741_n

Në një kohë kur droga e Shqipërisë ka zënë faqet e para të raporteve dhe shtypi ndërkombëtar flet për këtë fenomen, disa të rinj të FRPD në shenjë proteste kanë kryer diçka të pazakontë para Kryeministrisë mesditën e djeshme. Së bashku me sekretarin organizativ të PD Ervin Salianji ata kanë “mbjellë” simbolikisht kanabis sattiva në disa vazo, para godinës së qeverisë shqiptare. Qëllimi ka qenë të sjellin në fokus edhe problemin me hashashin në vend, i cili është kthyer tashmë në fenomen. Në vazo nuk ka kanabis të vërtetë por letër e printuar në formën e tij. Organizatorja e kësaj proteste, Valbona Mhilli pohoi se kishin shkuar të mbillnin hashash para Kryeministrisë, pasi ishte i vetmi vend jo i zaptuar. “Jemi një grup te rinjsh te shkolluar por te papune. Asnjë mundësi nuk ofron dhe asnjë kujdes nuk tregon qeveria dhe kryeministri për ne. Droga është alternativa e qeverise por edhe toka ku mbillet droge është zaptuar nga kriminelet e lidhur me kryeministrin. Erdhem sot për të mbjelle kanabis tek dera e kryeministrit se është e vetmja toke e pazaptuar. Këtu edhe e kemi te sigurt qe do rritet me kujdes se e ruan vete Rama”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment