Të rinjtë e Picarit në bllok me PD

Të rinjtë e fshatit Picar në Gjirokastër, të gatshëm për protestën masive  të 18 shkurtit në kryeqytet. Mbrëmjen e djeshme FRPD dhe kryetari i saj Artan Aliko, kanë organizuar një takim në fshatin Picar me të rinj të cilët janë gati për ndryshimin e madh. Vecantia e këtij takimi ka qenë në vetgrumbullimin spontan të të rinjve që janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga pushteti në Gjirokastër. Të gjithë njëzëri, të rinjtë jo vetëm ata demokratë, kanë shprehur dëshirën të bëhen pjesë e ndryshimit. Ndërkohë që shumë prej tyre që votojnë për herë të parë në 18 qershor, kanë premtuar se do të jenë në terren për të fituar kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës. Takimi ka qenë mjaft masiv dhe tej pritshmërive.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment